Vijojnë debatet në tryezën për Reformën Zgjedhore, të mbledhur prej paradites së sotme, ku e pranishme ishte edhe opozita parlamentare, e cila bëri të ditur platformën e saj. Prania e opozitës joparlamentare dhe fakti që atyre iu është dhënë e drejta e fjalës para opozitës parlamentare ka revoltuar këtë të fundit.

Deputeti Ralf Gjoni ka kërkuar që largimi i tij dhe kolegëve të tij nga tryeza të mos keqpërdoret si bojkot, duke shtuar se ata nuk mund të pranonin që përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso, të fliste para Rudina Hajdarit.

Në debat është përfshirë edhe deputeti socialist, Bashkim Fino, i cili tha se duhen respektuar si deputetët e rinj të opozitës, ashtu edhe ata që nuk janë më në Kuvend. Në kundërpërgjigje ndaj tij, Hajdari është shprehur se ka 30 vjet që i dëgjon.

Pjesë nga debati:
Hajdari: Zoti ambasador duhet të mbani qëndrim qortues për fjalimin shpërfillës të përfaqësuesit të PD, Ivi Kaso. Ne grupi demokrat dhe ai i pavarur do vazhdojmë të qëndrojmë në parlament dhe të kontribuojmë për reformën zgjedhore.

Ralf Gjoni: Nuk dua që largimi ynë nga sesioni i parë të keqpërdoret si bojkot nga tryeza. Tema për ndryshimin e sistemit zgjedhor ka qenë alternativa jonë. Nuk do bojkotojmë reformën zgjedhore, por ne nuk mund të pranonin që përfaqësuesi i PD të fliste para zonjës Hajdari.

Bashkim Fino: Të mos vini pas dy orësh dhe të kërkoni falje. Në fund të fundit jeni deputetë, me të cilët kërkojmë bashkëpunim dhe ju respektojmë, siç respektojmë të tjerët. Vjen këtu dh kërkon të justifikohesh. Mos u merr me bashkëkryetarin tonë.

Hajdari: Zoti Fino, kemi 30 vjet që ju dëgjojmë. Po prishni mbledhjen. Ju po prishni rendin e ditës. Patëm një takim të grupit parlamentar, ishim dakordësuar që Ivi Kaso të fliste, por jo që të minonte axhendën, duke thënë se komisioni i reformës zgjedhore është ilegjitim.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb