Ministria e Mbrojtjes ka vendosur 4 milionë dollar për parandalimin e fatkeqësive natyrore.
Bëhet me dije se Ministria e Mbrojtjes i bën ftesë të gjitha Bashkive të vendit për të aplikuar në programin “Fondi për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore”.
Ministri Niko Peleshi gjithashtu ka theksuar se fondi , mund të përfitohet nga të gjitha bashkitë të cilat duhet të paraqesin projektet e tyre për marrjen e masave parandaluese.
Njoftimi: Thirrje për projekte – 4 milionë dollarë bashkive për parandalimin e fatkeqësive natyrore
Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet Komitetit për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore i bën ftesë të gjitha Bashkive të vendit për të aplikuar për programin “Fondi për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore”.
Ky fond me vlerë totale 4 milionë $, mund të përfitohet nga të gjitha bashkitë të cilat duhet të paraqesin projektet e tyre për marrjen e masave parandaluese dhe rehabilituese ndaj fatkeqësive, në infrastrukturën e dëmtuar si dhe veprimtari të tjera në fushën e mbrojtjes civile.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb