Studentët e Universitetit Bujqësor në Kamëz, kanë apeluar pedagogët të lënë mësimin dhe të bashkohen me ta në protestë.

Nga dritarja e auditorit studentët i kanë brohoritur në kor pedagogut të pezullojë mësimin dhe të bashkohet në marshimin e tyre drejt Ministrisë së Arsimit.

“Profesor, bashkohu”  dëgjohet të thërrasin studentët në video, ndërsa pedogogu i bën me shenjë se nuk mund të lërë mësimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb