Pas përfundimit të mbledhjes dy ditore të qeverisë në Shëngjin, kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë me gazetarët, ku foli për detajet dhe ndryshimet në qeveri.

Rama u pyet për krijimin e Ministrisë së Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës. Në lidhje me shkrirjen e ‘Kulturës’, Rama tha se Ministria e re nuk u krijua për të larguar Elva Margaritin nga posti, por për krijimin e një strukture të re.

“Ministria e re nuk është krijuar për të larguar Margaritin, por për të krijuar një strukturë të re. Arsyet janë shtjelluar në relacionin e presidentit dhe ka të bëjë me nevojën për të ecur më shpejt duke thyer kufijtë tradicionalë në kohën kur ekonomia jonë, sektori institucional që mbulon ekonominë ka nevojë për një shtysë të re të fortë. Pasi janë një sërë sfidash që kërkojnë vëmendje dhe Inovacioni kërkon udhëheqje e orientim të drejtpërdrejtë që nuk mund ta bëjë kush tjetër në këtë fazë vetëm një ministri Ekonomie”, u shpreh Rama par gazetarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb