Besëlidhja është shpallur kampione e Shqipërisë në basketbolli për meshkuj për edicionin 2023-2024.

Lezhjanët e Afrim Bilalit kanë mbyllur një sezon perfekt, si të pamposhtur me 27 fitore në po kaq ndeshje të zhvilluara. Skuadra veriore i mbylli llogaritë në finalet “play off” ndaj Teutës me rezultatin 4-0, teksa mbrëmjen e sotme triumfoi në finalen e katërt në Durrës me rezultatin e thellë 67-105 (16-27, 20-27, 18-30, 13-21).

Një sukses i merituar që shpërblen të gjithë punën dhe investimin e klubit, me Besëlidhjen që ngjitet në majën e sportit të koshit në Shqipëri. Ky ishte titulli i parë kampion në histori për Besëlidhjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb