Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama se bordet e ngritura në këtë kohë krize janë komuniste.

Në një takim me kryetarët e degëve të PD-së, Berisha tha se edhe Ramiz Aliaj nuk arriti që t’i imponohej opozitës, ndërsa shtoi se Rama merr 2-3 individë që i prezanton si përfaqësues të opozitës.

“Sot shteti është në dorë të një shteti monist. Sot është realitet i hidhur nga partia shtet, tipar kardinal i diktaturave. Nga ana tjetër askush nuk do të angazhohet për rrëzimin e këtij pushteti përveç nesh. Nëse ne presim se do të na vijnë ndihma, ne mashtrojmë dhe gënjejmë veten tonë. Ramiz Alia nuk arriti që të imponohej me opozitë të manipuluar, Edi Rama vazhdon edhe sot me 2-3 individë i merr si përfaqësues të opozitës, për turpin e tij për të dëshmuar se është pinjoll, bastard i bllokmenëve hoxhistë, që i thotë shqiptarëve se ‘bordet janë komuniste, por janë të mira’.”, pohoi Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb