Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të godasë termocentralet dhe urat në Iran të martën nëse Teherani nuk hap Ngushticën e Hormuzit.
Në një postim në rrjetin social Truth, Trump përdori një gjuhë të ashpër, duke paralajmëruar pasoja të rënda nëse kërkesa e tij nuk plotësohet.
“E marta në Iran do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të gjitha në një. Nuk do të ketë ndodhur asgjë e ngjashme më parë!!! Hapni Ngushticën e Hormuzit o bastardë, ose do të jetoni në ferr – do ta shikoni!”, shkroi ai.
Një ditë më parë, Trump i kishte dhënë Iranit një afat prej 48 orësh për të bërë “një marrëveshje ose për të hapur Hormuzin”, duke rritur më tej tensionet në rajonin e Gjirit.
