Autoritete tatimore indiane pretendojnë se kanë zbuluar parregullsi në zyrat e BBC-së në Mumbai dhe Nju Dehli.
Deklarata, e cila nuk përmend drejtpërdrejt emrin e BBC-së, vjen pasi zyrtarët kryen një operacion tre-ditor në ambientet në Delhi dhe Mumbai këtë javë.
Akuzat vijnë pasi BBC transmetoi një dokumentar në Britani, ku kritikohej kryeministri Nearada Modi.
Të premten, Departamenti i Tatimit mbi të Ardhurat e Indisë tha se kishte kryer një “anketë” në zyrat e Delhi dhe Mumbai të një “Kompanie të shquar ndërkombëtare të mediave” të përfshirë në “përmbajtjen në Hindi, Anglisht dhe gjuhë të tjera indiane”.
Ai tha se të ardhurat dhe fitimet e zbuluara nga njësitë e organizatës ishin “jo në përpjesëtim me shkallën e operacioneve në Indi”.
Sipas autoriteteve indiane, media britanike nuk ka paguar taksat për remitanca të cilat janë zbuar si të ardhura në Indi nga subjektet e subjektet e huaja të grupit.
BBC i është kundërpërgjigjur akuzave duke thënë se “Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me autoritetet dhe shpresojmë që çështjet të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur.”
Hetimi vjen vetëm disa javë pas publikimit të një dokumentari të BBC, India “The Modi Question”, i cili shkaktoi zemërim në qeveri. Dokumentari shqyrtoi tensionet në rritje midis Modit dhe popullsisë pakicë myslimane të Indisë dhe rishikoi pretendimet se Modi ishte bashkëpunëtor në nxitjen e trazirave fetare në Gujarat në vitin 2002, të cilat vranë 1,000 njerëz, kryesisht myslimanë.
Nga ana tjetër, BBC ka thënë se dokumentari është “hulumtuar në mënyrë rigoroze sipas standardeve më të larta editoriale. Ai përmban intervista me figura nga partia në pushtet Bharatiya Janata (BJP), por qeveria Modi nuk iu përgjigj kërkesave të tyre për koment”.
(BalkanWeb)
