Një kamion ka rënë në një nga gropat e rrugës Xhemil Bej Vlora, në Kuzum Baba. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka shpëtuar mrekullisht.

Kamioni ka qenë duke kaluar në rrugën Xhemil Bej Vlora, ku si rrjedhojë e punimeve që po zhvillohen në të ka rënë në një prej gropave të shumta.

Kamioni është batuar në anësore dhe ka rrezikuar të përmbyset duke rrezikuar edhe jetën e drejtuesit të tij.

Deri më tani nuk raportohet për lëndime njerëzore, por vetëm dëme materiale. Aktualisht po punohet për nxjerrjen e kamionit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb