TIRANE- Takimi i fundvitit me mediat, i kryeministrit Rama, organizuar në pallatin e Brigadave nisi me një dozë humori. Aktori i “Portokallisë”, Florian Binaj imitoi Ramën për tja lënë më pas vendin barcaletave të Filip Çakulit. Por dozat e humorit nuk i kurseu as Baton Haxhiu e Henri Çili…

Gjatë fjalës së tij Baton Haxhiu u shpreh se kryeministri Rama ka filluar kohët e fundit të shoqërohet me pronarin e TV Klan, Aleksandër Frangaj, ndërsa e ka paralajmëruar, se kush rri me këtë të fundit humb zgjedhjet.

Është meritë e zyrës së shtypit që ka bërë bashkë sot me gjithë të tjerët edhe ata që kritikojnë Armand Shkullaku, Arjan Cani e Preç Zogaj…Rama ka dashur të jetë kryeredaktori jonë, ka filluar ta forcojë këtë ide pasi ka nisur shoqërimin me Frangajn, ta dijë se i humb zgjedhjet kush shoqërohet me Frangaj”, tha Batoni.

Në fund të batutës së tij, ai u shpreh se, “Kjo ishte gjysmë shaka, por edhe gjysmë e vërtetë”.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: