Prej disa orësh, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani është pyetur në lidhje me hetimin pasuror që Prokuroria e Posaçme ka nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ishte pikërisht deputeti i PD-së, Dashnor Sula ai që pyeti Dumanin për këtë çështje, ndërsa ky i fundit theksoi se kjo është çështje hetimi.

Sula: Në çfarë faze, është viti i katërt që po hetohen çështja e inceneratorëve. Kur mund të kemi përfundim të hetimeve. A po hetohen 4 koncesionet e shëndetësisë? Kemi disa tendera të rrugëve, si ajo e Arbrit, e Ersekës. A ka hetime për këto tendera. A është në hetim Veliaj dhe a keni koleg? Ju s’po lini gjë pa bërë, dhe ne nuk po themi gjë.

Bushka: A keni interes për përgjigjet? Ndaloni.
Dumani: Përgjigjet do t’i jap dhe me heshtje ndonjëherë. Lidhur me pyetjen e parë, a ka nisur procedim penal për Veliajn. E kam deklaruar dhe vitin e kaluar. Kësaj pyetje nuk i jap përgjigje për asnjë. As për ju të nderuar deputetë dhe as për mediat. Kjo është çështje hetimi. Kolegë ne kemi vetëm kolegët e Prokurorisë së Posaçme dhe ata të të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: