Itali – Ana Falki është nga ata personazhe që përbën përherë lajm në Itali. Modelja dhe aktorja me origjinë finlandeze, tifoze e thekur e Lacios, u bë shumë më e famshme kur mbajti premtimin dhe u zhvesh në mes të stadiumit pasi bardhekaltrit fituan kampionatin në vitin 2000.

Së fundmi, 44-vjeçarja ka folur për radion romane “Radio Incontro Olympia”. Sigurisht që nuk mund të mungonin ngacmimet për ekipin e zemrës shkruan PanoramaSport.
E pyetur rreth prezantueses së “Sky”-it, Dileta Leota, e cila bëri bujë me fustanin e shkurtër në festivalin e Sanremos, Falki u përgjigj me një batutë që përfshiu edhe portierin shqiptar të Lacios, Thomas Strakosha: “Kam dëgjuar plot kritika, por nuk i kuptoj. Fundi i shkurtër? Bëri mirë; ajo ka kofshën ne kemi Strakoshën”.

Duke iu rikthyer episodit të para 17 viteve (zhveshja në “Olimpiko”), ajo thumboi homologen Sabrina Ferili, e cila është mbështetëse e Romës.

“Ferili asokohe thoshte se do të zhvishej po ta fitonte Roma kampionatin. Atëherë mendova: ‘Disa kanë fjalë e disa vepra’, ndaj e bëra”.
(er.cu/BalkanWeb)
