Bayern bën “gol” në limite, arrin të mbajë në Mynih sulmuesin senegalez Nicolas Jackson. Chelsea u kthye në pengesë fillimisht, por dëshira e lojtari bëri diferencën, me 24-vjeçarin që është zyratisht një futbollist i Bayern Munich. Nicolas Jackson transferohet në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit për 65 milionë euro. Në Mynih, Jackson do të mbajë të veshur fanellën me numrin 11-të. Sulmuesi senegalez u shfaq i lumtur për këtë transferim në Bundesligë, tek një prej ekipeve më të mëdha në botë:
“Jam me të vërtetë i lumtur që bëhem pjesë e këtij klubi, një prej më të mirëve në botë. Këtu kanë luajtur legjenda të futbollit, sinonimi i këtij klubi është suksesi. Kam objektiva të mëdha, jam këtu për të ndihmuar Bayern që të fitojë të tjerë trofe”, u shpreh Jackson gjatë prezantimit.
Max Eberl, drejtori i Bayern, ka më në fund një arsye për të buzëqeshur pasi merkato e klubit po shkonte drejt dështimit, por tashmë gjigandët gjerman janë të kompletuar në fazën sulmuese pasi këtë verë transferuan në Mynih dy sulmues cilësorë si Jackson dhe Luis Diaz:
“Jemi të kënaqur që gjërat më në fund funksionuan. Nicolas është një lojtari i ri por me përvojë të lartë. Është një përshtatje ideale për profilin tonë, do të ketë menjëherë një impakt pozitiv në skuadër”, u shpreh Eberl.
(BalkanWeb)
