Mesfushori shqiptar Erblin Osmani ka gjetur gjuhën e përbashkët me Bayern për rinovimin e kontratës deri në 2029-tën. Lajmi për 17-vjeçarin, është bërë i ditur së fundmi, nga drejtues të klubit bavarez.
“Erblini ka lindur në Mynih dhe është një talent i pastër bavarez. Ai ka debutuar me ekipin tonë të parë dhe ne jemi të bindur se ai mund të zhvillohet edhe më shumë.
Jemi të lumtur që ai ka konsideruar Bayern-in si klubin ideal për të hedhur hapin e radhës”, tha Drejtori i Zhvillimit të Talenteve në klub, Jochen Sauer.
“FC Bajern e ka zgjatur para kohe kontratën e Erblin Osmanit. Mesfushori i talentuar 17-vjeçar iu bashkua akademisë së kampionëve kur u hap kampusi në vitin 2017 dhe që prej asaj kohe ka kaluar nëpër të gjitha ekipet e moshave”- shkruan klubi.
Kujtojmë që Osmani, në kampionatin e kaluar, luajti 4 minuta ndaj Union Berlin.
