Bayern Munich po mendon për merkaton. Bavarezët kërkojnë afrimin e Xavi Simons, mesfushorin e njohur, i cili aktivizohet në radhët e Leipzig.

Xavi Simons është nën kontratë me Leipzig për dy vjet të tjera. Bisedimet midis Bayernit dhe Leipzigut nuk kanë nisur ende, por mesfushori e ka bërë të qartë se është gati për hapin tjetër në karrierën e tij.

Xavi Simons ka luajtur 76 ndeshje për Leipzig, duke shënuar 21 gola dhe duke dhuruar 23 asiste. Ai ka dalë nga të rintjë e Barcelonës, ndërsa ka luajtur edhe për PSV Eindhoven e PSG.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb