GJERMANI

Bayerni i Mynihut ka fituar Superkupën e Gjermanisë. Bavarezët kanë mposhtur në ‘Signa Liduna Park’ Borussian e Dortmund me rezultatin 1-3.

Dy golat e Lewandowskit dhe Muller mjaftuan që të besuarit e Nagelsmann të marrin trofeun, ndërkohë që për verdhezinjtë shënoi vetëm Reus.

Hera e dytë radhazi që Bayern fiton Superkupën po ndaj Dortmund, teksa në 2019 ishte radha e verdhezinjve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb