Bayerni triumfoi 2-1 ndaj Boca Juniors, në ndeshjen e vlefshme për Botërorin e Klubeve. Pas ndeshjes, portieri i bavarezëve, Neuer bëri analizën e tij.

“Rezultati është gjëja më e rëndësishme. Ne ishim skuadra më e mirë dhe nuk lejuam shumë. E keni parë tashmë në turne që nuk është e lehtë kundër skuadrave nga Amerika e Jugut.

Jemi të kënaqur që e filluam turneun me 6 pikë. Në pjesën e parë u duk që dominuam ndaj tyre. Pastaj, goli i tyre e ndezi edhe më shumë publikun dhe ‘turma’ u bë tejet e zëshme, por ne ruajtëm qetësinë dhe nuk u zhbalancuam.

Tani shkojmë në ndeshjen kundër Benficës me ndjenja të mira. Dëshirojmë të bëjmë edhe një paraqitje të mirë në grup, të marrim tri pikët”, deklaroi Neuer.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb