Kohëve të fundit është përfolur shumë për një interesim të Bayern për sulmuesin dardan të Hoffenheim, Fisnik Asllani. Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl as nuk e pranoi, as nuk e mohoi, një gjë të tillë.

“Ne kemi një grup lojtarësh me përvojë dhe lojtarë që ishin të talentuar si Michael Olise ose Aleks Pavlovic. Megjithatë, ne gjithashtu duam lojtarë të mirë për të ardhmen dhe kështu nuk kemi nevojë për shpenzime të tepruara për transferime”, ka thënë Eberl në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb