Më në fund, pas shumë refuzimesh, Bayern Munich gjeti trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm, me Vincent Kompany që pranoi ofertën e drejtuesve të klubit. Tekniku belg zbarkoi në Gjermani duke firmosur një kontratë 3-vjeçare. Sigurisht, tifozët e Bayern, por dhe opinioni sportiv, kanë jo pak dyshime në lidhje me këtë emër, një trajner me pak eksperiencë, shumë larg asaj që përfaqëson një klub si Bayern, por drejtori sportiv i klubit, Max Eberl u shfaq shumë i lumtur që belgu pranoi propozimin e tyre:

“Jemi shumë krenar që kemi siguruar shërbimet e Vincent Kompany. Gjatë bisedimeve që kemi pasur më të kemi gjetur menjëherë gjuhën e përbashkët. Ai tregoi dëshirë dhe vullnet për të ardhur te Bayern, për të pranuar ofertën tonë”, u shpreh drejtori i Bayern. Mezi pret të nis këtë aventure edhe vetë trajneri Vincent Kompany:

“Mezi pres që të nis këtë sfidë të madhe si trajner i Bayern Munich. Për mua është një nder i madh që të punoj për këtë klub, Bayern është një institucion në futbollin ndërkombëtar. Si trajner më duhet që të mbroj me fanatizëm pikëpamjen time mbi futbollin. Dua që skuadra ime të zotëroj topin, të jetë me shumë fantazi dhe gjithashtu dua që ekipi të tregohet i guximshëm dhe agresivë në fushë. Mezi pres të punoj nga afër me lojtarët dhe të formoj skuadrën. Kur të plotësohen të gjitha hallkat atëherë mund të jemi të suksesshëm”, u shpreh Kompany.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb