Largimi i Robert Lewandowskit nuk ishte i lehtë për Bayern Munchen, por tashmë është fakt dhe duhet gjetur zëvendësuesi i tij. Një bomber që ka shënuar 344 gola në tetë sezonet nuk mund të gjendet lehtë.
Edhe kur je një superfuqi si Bayern, është e vështirë për nga mundësitë ekonomike, pa harruar faktin se bavarezët ruajnë gjithnjë bilancet, sidomos këtë verë që blenë Mane dhe de ligt.
Megjithatë, në skenë ka dalë emri i Harry Kane. Disa herë drejtuesit e Bayern kanë deklaruar se është një futbollist i shtrenjtë. Por historia e transferimeve ka treguar se gjithçka mund të ndodhë, me veprime që mund të çojnë në huazim në fillim me detyrim blerje në formë këstesh, gjë që kampionët e Gjermanisë janë në gjendje ta përballojnë.
Tottenham kërkon 100 milionë euro, shumë të cilën Bayern nuk ka ndërmend ta paguajë kesh direkt. Bavarezët po presin momentin e tyre, fundja pas një viti ai mund të kushtojë shumë më pak, pasi në moshën 31-vjeçare askush nuk mund të shpenzojë kaq shumë para për një futbollist, pavarësisht se bëhet fjalë për Harry Kane.
(BalkanWeb)
