“Allianz Arena” do të jetë fundi i rrugëtimit të Juves në Champions League? Bayern Munchen mendon se po, madje provokon me sloganin embleme që kanë tifozët e Juves: “Deri në fund”. Skuadra gjermane ka zgjedhur imazhin e stadiumit të tyre dhe atë të portierit Manuel Neuer e shoqëruar me fjalët: “Jo, këtu është fundi”.

Sfida e shumë pritur pritet të dhurojë spektakël mbrëmjen e sotme. Bayern-Juve do të përballën në “Allianz Arena” për të përcaktuar se cila nga këto dy skuadra do të vazhdojë me tej. Takimi i parë në Torino përfundojë në barazim 2-2.
(er.shk/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb