Manuel Neuer ka vendosur të vazhdojë karrierën dhe nuk do të tërhiqet nga futbolli. Portieri gjerman ka zgjatur kontratën me Bayern Munich deri në vitin 2027, duke konfirmuar se do të vijojë të kontribuojë për kampionët e Gjermanisë. Lajmi është bërë publik nga Bayern përmes rrjeteve sociale, duke i dhënë fund spekulimeve për pensionimin e tij. Neuer, në këtë sezon në kampionat u aktivizua në 21 ndeshje.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur! Më mori pak kohë të vendos, thjesht doja të mos nxitoja, sepse ishte një vendim shumë i rëndësishëm, para së gjithash për mua, por sigurisht edhe për klubin dhe ekipin tonë. Tani jam i bindur se është vendimi i duhur”-Tha 40-vjeçari pas firmës.
