Fisnik Asllani dhuroi një asist te Hoffenheim, në humbjen 5-1 ndaj Bayern. Prej kohësh është përfolur në fakt për një interesim të kampionëve të Gjermanisë për sulmuesin dardan, ndërsa të reja të rëndësishme vijnë së fundmi.
Kicker raporton se Bayern Munich nuk do të bëjë asnjë lëvizje në verë për Asllanin. Bavarezët vlerërsojnë teknikën dhe instinktin për gol të Asllanit, por negativ është fakti se lojtari është i ngadaltë.
Pavarësisht tërheqjes së gjigandëve gjermanë, 23-vjeçari mund të largohet nga Hoffenheim në verë.
