Harry Kane mungoi në stërvitje për të dytën ditë radhazi për shkak të një gjëndje gripale. Sulmuesi anglez i Bayernit mbetet në garë me kohën për të qënë gati për bavarezët, për ndeshjen e së dielës kundër Hoffenheimit.
Pjesa tjetër e skuadrës ishte plotësisht e disponueshme, përfshirë këtu edhe Josip Stanisic, i cili u largua përpara kohe nga seanca stërvitore e të martës pas një dëmtimi të lehtë. Ndërkohë, Konrad Laimer iu rikthye grupit duke lënë mbrapa dëmtimin muskulor të pësuar disa javë më parë.
