E rëndë është situata në Mykolaiv, ku forcat ruse kanë shkatërruar bazën ushtarake në jug të Ukrainës.
Gazetari belg, Robin Ramaekers i cili ka ndjekur nga afër vendin e ngjarjes, ka bërë me dije se të paktën 80 trupa janë nxjerrë nga rrënojat, ndërsa ka publikuar edhe disa fotografi , duke pasqyruar situatën atje.
Ndërkohë autoritetet ukrainase nuk kanë konfirmuar shifra zyrtare të viktimave, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar.
— Еліна (@ElinaIsaeva13) March 19, 2022





(BalkanWeb)
