Transmetuesi britanik, BBC ka thënë të mërkurën se planifikon të “modernizojë” departamentin për lajme, duke mbyllur 450 vende pune. Këto ndryshime janë konsideruar të mëdha për transmetuesin kombëtar të Britanisë, i cili ka famë në botë për cilësinë e lartë të lajmeve dhe programeve.

Fran Unsworth, drejtore e lajmeve, ka thënë se ndryshimet do të bëhen për t’u fokusuar në gazetari digjitale.
“Neve na duhet të ristrukturojmë departamentin e lajmeve të BBC-së në dekadën e ardhshme, në mënyrë që të kursejmë shumë të madhe të parave”, ka thënë Unsworth.

“Ne jemi duke shpenzuar shumë në transmetim tradicional dhe jo aq sa duhet në atë digjital”, ka deklaruar mes të tjerash ajo. Transmetuesi britanik ka thënë se nga shkurtimet e planifikuara do të mund të ruajë 104 milionë dollarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb