Bashkimi Evropian ka rënë dakord për datat përfundimtare për ndalimin e plotë të importeve të gazit rus.

Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian kanë arritur një marrëveshje politike mbi një rregullore që përcakton një afat që, nëse miratohet, ndalimi përfundimtar do të hyjë në fuqi deri në fund të vitit 2027.

Sipas shërbimit të shtypit të Këshillit të BE-së, ky vendim është një pjesë kyçe e planit ”REPowerEU”, i cili synon të forcojë pavarësinë energjetike të Evropës.

Rregullorja vendos një ndalim ligjërisht të detyrueshëm mbi importet e gazit rus, si nga tubacioni ashtu edhe gazit të lëngshëm (LNG).

Për kontratat afatgjata të gazit nga tubacionet, ndalimi duhet të hyjë në fuqi jo më vonë se 1 nëntori 2027, dhe për marrëveshjet afatgjata të LNG , nga 1 janari 2027.

Për kontratat afatshkurtra të lidhura para qershorit 2025 do të ketë një periudhë tranzicioni: LNG rus do të ndalohet nga 25 prilli 2026 dhe gazi nga tubacioni nga 17 qershori 2026.

Ndryshimet në kontratat ekzistuese do të lejohen vetëm për arsye teknike dhe nuk do të lejojnë rritjen e volumit të furnizimit.

Janë parashikuar gjoba për kompanitë dhe individët.

Shtetet anëtare do të duhet gjithashtu të paraqesin plane kombëtare për diversifikimin e furnizimeve.

Kjo kërkesë do të zbatohet edhe për vendet që vazhdojnë të importojnë naftë ruse. Komisioni Evropian planifikon të nisë ndalimin e importeve të naftës nga Rusia deri në fund të vitit 2027.

”Kjo është një fitore e madhe për ne dhe për gjithë Evropën. Duhet të përfundojmë varësinë e BE-së nga gazi rus dhe ndalimi i tij i plotë është një hap i rëndësishëm drejt këtij qëllimi”, tha Lars Aagaard, ministri i Klimës, Energjisë dhe Shërbimeve Publike i Danimarkës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb