Numri i kartëmonedhave të falsifikuara që janë tërhequr nga qarkullimi ka rënë në gjysmën e parë të vitit 2019, njoftoi sot Banka Qendrore Europian.

 

Rreth 251 000 kartëmonedha të falsifikuara janë kapur nga policia, dyqanet dhe bankat, në rënie me 16,6% krahasuar me vitin e kaluar.

 

Edhe dëmi i shkaktuar nga monedhat e falsifikuara ka rënë në 13,5 milionë euro. Një vit më parë dëmi arrinte në 17,4 milionë euro.//ATSH

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb