Komisioni Evropian ka dënuar ashpër vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur tarifa ndaj Meksikës dhe Kanadasë, duke përmendur kërcënimet ndaj zinxhirëve të furnizimit transatlantik dhe stabilitetit ekonomik.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Olof Gill deklaroi se tarifat ndaj Meksikës dhe Kanadasë “kërcënojnë zinxhirët e integruar të furnizimit, flukset e investimeve dhe stabilitetin ekonomik përtej Atlantikut”. Ai përsëriti kundërshtimin e BE ndaj “masave mbrojtëse që minojnë tregtinë e hapur dhe të ndershme”, duke i kërkuar SHBA-së të kërkojë një “zgjidhje bashkëpunuese, të bazuar në rregulla”.

SHBA vendosi një tarifë totale prej 25% ndaj Meksikës dhe Kanadasë dhe një tarifë shtesë prej 10% ndaj Kinës. Tarifat për Meksikën dhe Kanadanë, të planifikuara fillimisht për në shkurt, u vonuan për një muaj pas premtimeve nga të dy vendet për të trajtuar imigracionin e paligjshëm dhe kontrabandën e drogës.

Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe Komisioneri i Tregtisë Maroš Šefčovič kanë theksuar së fundmi nevojën për bashkëpunim transatlantik për të adresuar “sfidat e përbashkëta” si “kapaciteti jo i tregut” dhe “mbikapaciteti global”.

 

(A.A/BalkanWeb

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb