Analisti Fidan Ukaj, në një intervistë në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News 24 komentoi mbledhjen e Samitit të Kotorrit.

Ukaj theksoi se BE do të ndajë 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet që të plotësojnë parakushtet për integrim në Bashkimin Europian.

Fidan Ukaj: Asocacioni i Komunave Serbe do të ndodhë pas anëtarësimit të Kosovës në KiE. Pjesëmarrja e Kurtit në Samitin e Kotorrit është shumë e rëndësishme. BE do të ndajë vlera monetare në këtë samit, 6 miliardë euro. Edhe Kosova do të përfitojë nga mjetet monetare të BE-së. Kosova e Serbia duhet të plotësojnë parakushte, që të afrohen pranë Bashkimit Europian. Edhe pse BE kërkon që të gjitha shtetet të jenë bllok, në Serbi fatkeqësisht është kasta e Millosheviçit akoma në pushtet.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: