Bashkimi Evropian është i gatshëm të pranojë një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që përfshin një tarifë universale prej 10% për shumë nga eksportet e saj.

Megjithatë, BE dëshiron që Shtetet e Bashkuara të angazhohen për të ulur tarifat në sektorë kyç, si farmaceutika, alkooli, gjysmëpërçuesit dhe avionët komercialë, raportoi Bloomberg.

Sipas mediave të ndryshme evropiane, BE-ja po i shtyn gjithashtu Shtetet e Bashkuara të vendosin kuota dhe përjashtime për të ulur tarifat prej 25% të Uashingtonit për makinat dhe pjesët e automjeteve, si dhe një tarifë prej 50% për çelikun dhe aluminin.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb