BRUKSEL– Komisioni Evropian miraroi sot investimin e Hungarisë me mbështetjen e Rusisë, në ndërtimin e dy reaktorëve bërthamorë në Paks, pranë Budapestit, duke shmangur në një farë mënyrë krijimin e deformimeve të konkurrencës.
“Ky investim prej 12,5 miliardë euro, i financuar deri në 80 për qind nga një kredi ruse, konsiderohet si një ndihmë shtetërore, por qeveria hungareze mori angazhime të rëndësishme për të kufizuar devijimet e mundshme të konkurrencës”, sqaroi ekzekutivi evropian në një deklaratë.
Komisioni Evropian hapi në fund të vitit 2015 një hetim të plotë me qëllim për të konstatuar nëse ky projekt, i dhënë pa tender dhe i kontestuar nga opozita, ishte i vlefshëm në planin ekonomik dhe në përputhje me rregullat ekzistuese evropiane në fushën e konkurrencës.
Kremlini kohët e fundit e cilësoi këtë hetim si “burokraci administrative”.
(m.k/BalkanWeb)
