Bashkimi Evropian (BE) ka ndarë 40 milionë euro ndihmë humanitare për Sudanin si pjesë e financimit humanitar për Afrikën Lindore dhe Jugore në vitin 2022, njoftoi të dielën agjencia zyrtare e lajmeve SUNA e Sudanit.
BE-ja konfirmoi angazhimin e saj për të mbështetur popullin sudanez në nevojë përmes agjencive ndërkombëtare, tha SUNA.
“Sfidat serioze me të cilat përballen popullatat e cenueshme në Afrikën Lindore dhe Jugore janë përkeqësuar për shkak të kushteve të këqija të motit, paqëndrueshmërisë politike, konfliktit, efekteve të pandemisë COVID-19,” citohn Janez Lenarcic, Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave.
Financimi i BE-së prej 294.2 milionë euro do të ndahet për projekte në vendet dhe rajonet afrikane, duke përfshirë Xhibutin, Republikën Demokratike të Kongos (DRC) dhe rajonin e Liqeneve të Mëdha, Etiopinë, Kenia, Somalinë, Afrikën Jugore dhe rajonin e Oqeanit Indian, Sudani i Jugut, Sudani dhe Uganda.