Bashkimi Evropian në Kosovë ka deklaruar se mirëpret ratifikimin e sotëm të marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes nga ana e Kuvendit të Kosovës.
Në një njoftim për media, BE ka bërë të ditur se kjo hap rrugën që Kosova të përfitojë 882 milionë euro në grante dhe kredi me kushte të favorshme.
“Kjo hap rrugën që Kosova të përfitojë 882 milionë euro në grante dhe kredi me kushte të favorshme, të dedikuara për zbatimin e reformave që e çojnë Kosovën përpara në rrugën e saj drejt integrimit evropian”, thuhet në njoftim.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjet ndërkombëtare me Bashkimin Evropian, të njohura si Plani i Rritjes, sot.
