BOSNJE – Bashkimi Evropian ka dënuar sot sërish sulmin terrorist në Zvornik të Bosnjes dhe ka paralajmëruar mbështetje financiare dhe logjistike, në vlerë prej 10 milionë eurosh, për luftimin e terrorizmit në Ballkanin Perëndimor, si dhe në vendet e Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme.
Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se BE-ja pret hetim të plotë të sulmit terrorist në Zvornik dhe se ajo është e gatshme për të ndihmuar, transmeton rel.
Një polic është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në sulmin e së hënës. Sulmuesi, i identifikuar si Nerdin Ibriç, është vrarë po ashtu nga policia.
(ed.me/BalkanWeb)
