Kryeministri i Polonisë Donald Tusk iu përgjigj presidentit amerikan, Donald Trump për deklaratën se Bashkimi Evropian u krijua për të shkatërruar amerikanët.
“BE-ja nuk u krijua për të shkatërruar askënd. Ajo u formua për të ruajtur paqen, për të ndërtuar respektin midis kombeve tona, për të krijuar tregti të lirë dhe të ndershme dhe për të forcuar miqësinë tonë transatlantike”. tha kryeministri polak
Trump të mërkurën kritikoi BE-në, duke u zotuar se do të zbatojë tarifat 25% “në përgjithësi” mbi eksportet e saj shumë shpejt.
“BE-ja u formua me qëllim për të prishë SHBA-në. Ky është qëllimi i saj dhe ata e kanë bërë një punë të mirë. Por tani, unë jam president”, theksoi presidenti republikan.
(BalkanWeb)
