Deputeti i PD-së, Oerd Blykybashi kërkoi që të hiqet nga rendi i ditës zgjedhja e Avokatit të Popullit, dhe se mos të nxitohet me këtë proces. Sipas tij, kjo gjë nuk aprovohet dhe nga BE.
“BE nuk e mbështet këtë nxitim, kërkohet që të merret kohë për të vendosur një kandidat me konsensus. Deri tani nuk ka asnjë kandidaturë me firma. Më datë 2 dhjetor është çuar kërkesa dhe vendimi i 17 nëntorit të Komisionit të Ligjeve thotë këtë datë. Pra partia mund ta tërheq vendimin e tij. Pra, respektoi atë që është vullneti, përndryshe do të keni një kandidat populli. Do të jetë avokati i vetëm në historikun, 100% i kontestuar dhe ligjshmërisht.”, tha ai.
