Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në panelin e Chatham House në Londër, me temë diskutimi “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian.
Ai nuk ka kursyer batutat kur tha se BE është spital me 27 doktorë, sepse njëri u çmend, referuar Britanisë.
Rama: Procesi është teknik nga një anë dhe politik nga ana tjetër. Një gjë është e qartë, s’mund të kesh mbështetje politike nëse nuk përmbush aspektin teknik.
Europa është një spital me 28 doktorë, ishin 28 por njëri u çmend.
Disa nga këta doktorë nuk na mbështesin, ndërsa tani na thonë jeni pararendës dhe pararojë. U them të mos e thonë shpesh sepse kjo nxit xhelozi në rajon.
Problemi për britanikët nuk janë shqiptarët, u përdorën si kokë turku për largimin nga BE. Më kujtohet Suella Braverman me deklaratat për emigrantët e paligjshëm, ku është tani ajo? Nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh
