Anëtari i Presidencës trepalëshe të Bosnjë-Hercegovinës, Millorad Dodik deklaroi në një konferencë për mediat se nëse nuk zgjidhet kriza aktuale në vend, atëherë mund të shkohet në shpërbërje të Bosnjë-Hercegovinës dhe se sipas tij Republika Sërpska do të shkojë drejt daljes.

Ai gjithashtu tha se situata ka shkuar në absurditet , ndërsa i bëri thirrje BE-së që të ndalojë së konsideruari Bosnjë-Hercegovinën si një eksperiment.

Sipas tij, “Dy vendet më të rëndësishme për Bosnjë-Hercegovinën janë Serbia dhe Kroacia, ndërsa shtoi se marrëdhëniet e lidershipit mysliman nuk kanë qenë kurrë më të këqija më Kroacinë, ndërsa me Serbinë janë më të shkëlqyera”, tha Dodik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb