Bashkimi Europian ka zgjatur sanksionet kundër qeverisë siriane dhe atyre që e mbështesin deri më 1 qershor 2025.

“Masat kufizuese që janë aktualisht në fuqi përfshijnë 316 persona dhe 86 subjekte. Fondet e tyre janë ngrirë dhe qytetarëve dhe kompanive të BE-së u ndalohet të vënë fonde në dispozicion të tyre”, njoftoi sot BE.

Gjithashtu zgjatja e sanksioneve është e nevojshme sepse, siç u tha, “regjimi sirian vazhdon politikën e tij të represionit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut”, por se ndihma humanitare për Sirinë do të vazhdojë për shkak të krizës humanitare të shkaktuar nga tërmeti shkatërrues që goditi vendin dhe Turqinë në 2023.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: