Ekipi gjerman i Borussia Dortmund ka surprizuar duke ndërprerë kontratën me trajnerin Tomas Tuchel. Pas dy sezoneve, tekniku 43-vjeçar nuk do jetë më pjesë e verdhezinjve të “Bundesligës”, raporton Bild.
Një vendim befasues që nuk pritej megjithëse në drejtimin e Tuchel, Dortmund ka fituar vetëm Kupën e Gjermanisë në sezonin që sapo u mbyll. Ndërsa sa i takon kampionatit, Dortmund sezonin 2016-2017 e përfundoi në vendin e tretë duke siguruar pjesëmarrjen direk në fazën e grupeve të “Champions Laegue”.

Lajmin e ka zyrtarizuar edhe vetë trajneri në rrjetin social Tëitter duke shkruar: “Jam mirënjohës për dy vite të bukura, plot ngjarje dhe emocione. Është shumë keq që nuk do jem më trajner i Dortmundit. Falë tifozëve, ekipit, stafit dhe të gjithë atyre që na mbështetën. Urimet @BVB të gjitha të mirat. TT.”, shkroi ai.
E ardhmja e Tuchel është ende e paqartë, por sipas britanikes “Metro” gjermani mund të marrë drejtimin e Arsenal në rast se Arsene Venger largohet nga “Fly Emirates”.
(e.k/BalkanWeb)
