Vetëm 3 javë ka zgjatur aventura e Fabio Grosso-s në krye të Fiorentinës. Zero pikë në 3 javë, 1 gol i shënuar 8 të pësuar, janë shifra që i kushtuan stolin kampionit të botës. Menjëherë pas sfidës kundër Torinos, drejtuesit e klubit zhvilluan një mbledhje urgjente me Grosso-n duke i komunikuar edhe shkarkimin, vendim i bërë zyrtar vetëm këtë të hënë.

Mediat italianë shkruajnë se pasuesi i tij do të jetë Paolo Vanoli, një trajner që ishte në krye të Fiorentinës një vit më parë duke i siguruar mbijetesën në Serie A. Pavarësisht se arriti një objektiv që dukej i pamundur, Vanoli u largua duke i bërë vend Fabio Grosso-s.

Në këtë mënyrë, drejtuesit e klubit vjollcë bëjnë prapa kthehu duke rikthyer edhe një herë në stol Paolo Vanolin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb