Kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Hillary Clinton, ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë televizive për emisionin e njohur “The Breakfast”.

Përveç angazhimeve të saj të fundit në politikë, ajo ka folur edhe rreth paraqitjes së saj, e cila kohëve të fundit ka qenë e inspiruar nga reperët.

Tupac, Snoop Dogg, dhe Suge Knight kanë qenë ata me të cilët veshja e Clinton ngjason më së shumti në paraqitjet e saj të fundit.

“Mendoj se ata dhe shumë burime të tjera të modës kanë ndikuar veshjen time,” tha ajo.
Ndërsa kandidatja demokrate nuk ka lënë pa komentuar as praninë e saj në koncertin e Jay Z, gjë të cilën e ka konsideruar si një privilegj.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: