Mançester Junajtid ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje totale për blerjen e Daniel Xhejms nga skuadra e Suonsit. Mesfushori ka kompletuar me sukses të gjitha testet mjekësore. Junajtid deklaron se detaje të tjera të kontratës do të bëhen me dije menjëherë sapo të çelet dhe dritarja e merkatos së lëvizjes së lojtarëve.
Por, shifra zyrtare e transferimit është bërë e ditur. Mançester Junajtid ka derdhur 18 milionë stërlina, rreth 20 milionë euro, në arkat e Suonsit, shifra ku janë përfshirë edhe bonuset e mundshme për 21-vjeçarin e Kombëtares së Uellsit. Transferimi pritet të kompletohet formalisht ditën e martë.
(Balkanweb)
