Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se PD ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe do të marrë pjesë në procesin zgjedhor, ndërsa paralelisht do të vijojë betejën politike në të gjitha frontet.
Deklarata e Berishës vjen në një kohë kur Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pritet të shpallë deri më 7 nëntor datën e zgjedhjeve lokale.
“PD ka nisur përgatitjet, por do të vijojmë betejën në të gjitha frontet. Jemi në kushtet e një diktature, që nuk përfill rregulla, Kushtetutë dhe detyrimet që kemi ne në procesin e integrimit. E kemi bërë të qartë se, mes veprimtarisë sonë brenda institucioneve apo jashtë tyre, ne kemi zgjedhur veprimtarinë brenda. Ne do të marrim pjesë në zgjedhje”, u shpreh Berisha.
