Aksidenti i rëndë që ndodhi dje në rrugën Suharekë-Duhël, ku 5 persona humbën jetën, mes tyre tre fëmijë, padyshim që preku zemrat e të gjithëve.

Reagimeve për këtë ngjarje iu bashkua edhe Ministri i Punëve të Jashtme kosovare, Behgjet Pacolli, i cili shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave. Po ashtu ai ndau një histori të vështirë nga jeta e tij, ndërsa tregoi se 38 vite më parë ai kishte rënë në koma pas një aksidenti automobilistik.

“38 vite më parë, një mëngjes herët në gusht, unë dhe vëllezërit e mi ishim në rrugë nga Kosova për në Zvicër. Ishte një mëngjes me shi pa ndalur në Slloveni, papritmas përjetuam një aksident të tmerrshëm që pothuajse na kushtoi me jetë”. “Pas zgjimit tim nga koma, unë jam dukur kështu (si në foto) për pothuajse dy vjet. Unë e di se çfarë do të thotë shpejtësia, e di se çfarë do të thotë dhimbja. Zoti na shpëtoi kësaj radhe. Unë shpresoj se askush të mos përjeton këtë”, ka shkruar Pacolli.
pacolii

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: