I ashpër ka qenë në fjalën e tij kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend ndërsa i është kundërpërgjigjur, kreut të Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj.

Balla u shpreh se Shehaj “synon që të dalë interesant në rrjetin social dhe bërtet në Kuvend”. Ndërsa e paralajmëroi që të mos flasë Lulzim Basha, pasi sipas tij mund të tregojë sa para ka dhënë për të marrë mandatin e deputetin në zgjedhjet parlamentare të 2017.

“E dëgjoj shpesh këtë deputetin, që për t’u bërë interesant për rrjetin e tij social, bërtet. Dhe kujton se është interesant edhe kur ia fut kot. Ti, kur të përmendësh emrin tim, laj gojën. Po bëj gargarë. Bëje gargarën me ujë të kripur të Vlorës. Se po u pendua Lul Basha do tregojë se sa para i ke dhënë për të marrë mandatin në 2017… Kujdes se mos të bën të penduarin Luli”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb