Autoritetet shëndetësore belge pezulluan ditën e premte prodhimin në fabrikën italiane të ëmbëlsirave Ferrero në Belgjikë, pas një hetimi të kryer ku rezultuan me dhjetëra raste të salmonelës në çokollatën e njohur Kinder.

Kompania prodhuese, i cili mori disa kampion nga vezët e çokollatës Kinder Surprise dhe produkteve të tjera nga marketet në Spanjë, Britani, Irlandë dhe Shtetet e Bashkuara, doli në një deklaratë duke u shprehur se produkte të tjera Kinder të prodhuara nga fabrikat e saj ishin konfiskuar gjithashtu.

Megjithatë kompania nuk dha shpjegime direkte se kjo tërheqje e produkteve nga raftet lidhej me salmonelën.
Megjithatë agjencia e sigurisë ushqimore e Belgjikës tha se ishte konfirmuar një lidhje midis më shumë se njëqind rasteve të salmonelës gjatë disa javësh dhe prodhimit të Ferrero në Belgjikën jugore.
Të mërkurën, agjencia evropiane e shëndetësisë kishte thënë se po hetonte dhjetëra raste të raportuara dhe të dyshuara të salmonelës të lidhura me ngrënien e çokollatës në të paktën nëntë vende, kryesisht në mesin e fëmijëve të moshës nën 10 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: