Stacionet qendrore të metrosë në Bruksel, Belgjikë, u mbyllën pasi dy persona hapën zjarr në stacionin Clemenceau në kryeqytetin belg.

Policia po kërkon për personat e armatosur që u larguan në tunele pas incidentit, raportoi VRT.

Nuk ka të lënduar, njofton Prokuroria. Sipas policisë, ngjarja ka të bëjë me grupet e trafikut të drogës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb