Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të fundit të qeverisë ndaj televizionit News24, duke i cilësuar ato si një “hakmarrje primitive” nga ana e kryeministrit Edi Rama.
Në një postim publik, Këlliçi paralajmëroi se sulmi i paprecedentë ndaj kësaj media është një sinjal alarmi për lirinë e shtypit në vend dhe një mesazh i rrezikshëm për të gjithë gazetarët, përfshirë ata që sot zgjedhin të heshtin.
Ai përmendi një deklaratë të mëparshme të Ramës, duke nënvizuar: “Nuk keni parë asgjë akoma!”
Postimi i Belind Këlliçit:
Hakmarrja primitive e Edi Ramës ndaj televizionit News 24 nuk njeh kufij!
Sulmi i paprecedentë ndaj kësaj media dhe gazetarëve të saj duhet të jetë këmbanë alarmi për secilin prej nesh, por mbi të gjitha për çdo gazetar në vend, përfshi dhe ata që sot mbyllin gojën duke shpresuar se nuk do tu vijë kurrë rradha.
Por siç e ka thënë vetë me gojën e tij Edi Rama, nuk keni parë asgjë akoma!!!
(BalkanWeb)
